Insajderi
Lajme

Ariana Musliu-Shoshi pas vendimit të Qeverisë: Procedura për votim në dy lexime duhet të nis sot

Insajderi
03 October 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ariana Musliu-Shoshi pas vendimit të Qeverisë: Procedura për votim në dy lexime duhet të nis sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për dërgimin në Kuvendt për plotësim-ndryshim të Ligjit për Specialen.

Ajo tha se procedura duhet nisur sot për shkak të afateve.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve. Paralelisht, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri. Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike. Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark