Insajderi
Lajme

Inspektorati ndërpret punimet në objektin e Al Trade Center në Drenas

Insajderi
03 October 2026 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati ndërpret punimet në objektin e Al Trade Center në Drenas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, është konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Veriu.info raporton se objekti i ndërtimit në të cilin janë ndaluar punimet i përket kompanisë Al Trade Center Sh.P.K. me pronar Sokol Gashani.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në fund të njoftimit të Inspektoratit të Punës.

Pas publikimit të këtij shkrimi kanë reaguar nga Al Trade:

Ju drejtohemi lidhur me publikimin tuaj të fundit, në të cilin është përdorur emri dhe logoja e kompanisë sonë Al Trade, duke krijuar përshtypjen dhe duke aluduar se aktiviteti i kompanisë është ndërprerë.

Dëshirojmë të sqarojmë se një informacion i tillë është i pasaktë dhe nuk pasqyron gjendjen reale të kompanisë. Publikimi i një materiali të tillë, i shoqëruar me përdorimin e emrit dhe logos së kompanisë pa autorizimin tonë, mund të krijojë konfuzion te publiku dhe të cenojë reputacionin dhe imazhin e kompanisë.

Përdorimi i identitetit tonë vizual, përfshirë logon dhe emrin e kompanisë, pa autorizim, veçanërisht në një kontekst që mund të interpretohet si negativ ose keqinformues, është çështje të cilën e konsiderojmë seriozisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark