Insajderi
Showbiz

“Ika nga dasma”, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm

Insajderi
03 October 2026 - 13:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ika nga dasma”, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja Eli Fara ka kujtuar një moment delikat në një dasmë, kur iu desh të largohej për shkak të drejtuesit të dasmës.

“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje.

Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!

Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Fara në emisionin “Live me Luizin”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark