Insajderi
Shqipëri/Rajon

Këngëtari shqiptar i dyshuar për ngacmim dhe përndjekje të të miturave dal para gjykatës

Insajderi
03 October 2026 - 17:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këngëtari shqiptar i dyshuar për ngacmim dhe përndjekje të të miturave dal para gjykatës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier këngëtari Erind Xhaferi, pas arrestimit nga Policia e Fierit.

Ndaj tij është ngritur dyshimi për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.

Sipas të dhënave paraprake, hetimi ka nisur pas një telefonate të bërë nga vajza të mitura në sallën operative të Policisë së Fierit.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Fierit kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit.

Xhaferi është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të seancës pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurimit ndaj këngëtarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark