Insajderi
Lajme

Komisioni për Legjislacion nesër në ora 08:00 shqyrton Ligjin për Specialen

Insajderi
04 October 2026 - 15:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komisioni për Legjislacion nesër në ora 08:00 shqyrton Ligjin për Specialen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni për Legjislacion do të mblidhet të hënën, më 5 tetor, për të shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mbledhja do të mbahet në orën 08:00, në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit, pas ngarkimit të këtij komisioni me trajtimin e tij.

Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohen aspektet juridike të projektligjit, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat parlamentare.

Në njoftim thuhet se deputetët dhe mediat janë të ftuar të marrin pjesë në mbledhje.

Shqyrtimi i këtij projektligji vjen në një kohë kur ka pasur kërkesa për procedimin dhe miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark