Insajderi
Lajme

Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit nga një komentues, reagon Shqipe Selimi

Insajderi
04 October 2026 - 19:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thirrja për vrasjen e Rexhep Selimit nga një komentues, reagon Shqipe Selimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pasi, sipas saj, në një koment të publikuar në Facebook është bërë thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, në rast të kthimit të tij në Kosovë nga Haga.

Selimi ka thënë se për komentin është njoftuar përmes raportimeve në media, duke e konsideruar rastin si serioz dhe duke kërkuar që të trajtohet nga institucionet përgjegjëse, shkruan Insajderi.

“Si bashkëshorte dhe si qytetare e Republikës së Kosovës, e konsideroj këtë një çështje jashtëzakonisht serioze, e cila nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u trajtuar nga institucionet përgjegjëse”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se mospajtimet politike apo qëndrimet personale nuk mund të përdoren si arsyetim për thirrje për vrasjen e një personi.

“Liria e shprehjes nuk mund të përdoret si mbulesë për nxitjen e dhunës”, ka deklaruar Selimi.

Deputetja i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë rastin, të identifikojë personin që qëndron pas komentit dhe të vlerësojë nëse ka përgjegjësi penale.

“Nuk kërkoj asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zbatimin e ligjit dhe trajtimin me seriozitetin e duhur të një thirrjeje publike për marrjen e jetës së një njeriu”, ka shkruar ajo. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark