Greqia dhe Gjermania kanë barazuar 0:0 në përballjen e tyre në UEFA Nations League, pasi asnjëra prej dy kombëtareve nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë gjatë 90 minutave lojë.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Me këtë barazim, Greqia shkon në kuotën e tetë pikëve dhe mban pozitën e dytë në grup, ndërsa Gjermania renditet e treta me pesë pikë.
Ky rezultat vjen pas fitores së Greqisë në përballjen e parë ndaj Gjermanisë, të cilën e kishte mposhtur edhe në terrenin e kundërshtarit.
Kështu, grekët arrijnë të marrin sërish pikë ndaj gjermanëve, këtë herë pa gola, duke ruajtur pozitën e tyre në renditjen e grupit. /Insajderi.org/