Insajderi
Lajme

Protestohet para Kuvendit, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

Insajderi
05 October 2026 - 08:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protestohet para Kuvendit, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para Kuvendit të Kosovës po zhvillohet protesta e organizuar me moton “Jo në emrin tim”, ku protestuesit po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Gjatë protestës, në mesin e thirrjeve të protestuesve po përmendet edhe emri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së është dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Protesta po zhvillohet në prag të seancës së jashtëzakonshme Kuvendit, ku sot pritet të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen.

Kërkesa kryesore e protestuesve është që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara në ligj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark