Insajderi
Lajme

Veteranët bllokojnë hyrjen e Kuvendit, kërkojnë votën pro për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Insajderi
05 October 2026 - 09:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veteranët bllokojnë hyrjen e Kuvendit, kërkojnë votën pro për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit të Kosovës, duke vendosur një furgon para objektit.

Ata po kërkojnë nga deputetët e Kuvendit që të votojnë pro ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.

Veteranët kanë bërë të ditur se do të insistojnë në kërkesën e tyre për ndryshimin e ligjit, ndërsa situata është krijuar në kohën kur protestuesit po qëndrojnë para Kuvendit.

Kërkesa e tyre vjen pas protestave të zhvilluara ditëve të fundit kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark