Insajderi
Lajme

IPK nis hetim për veprimet e Policisë gjatë protestës: Ka pranuar edhe ankesë për përdorim të forcës

Insajderi
06 October 2026 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK nis hetim për veprimet e Policisë gjatë protestës: Ka pranuar edhe ankesë për përdorim të forcës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim preliminar lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur mbrëmë në hapësirat përreth Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

IPK ka bërë të ditur se gjatë protestës ka monitoruar nga afër angazhimet dhe reagimet e Policisë së Kosovës, përfshirë mënyrën e menaxhimit të protestës, ndërveprimin me protestuesit dhe përdorimin e forcës dhe pajisjeve të autorizuara.

Sipas IPK-së, gjatë këtij procesi është pranuar edhe një ankesë, e përcjellë përmes Policisë së Kosovës, në të cilën një qytetar pretendon se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet gjatë përdorimit të forcës.

“Bazuar në të dhënat e siguruara gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera relevante, si dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, IPK ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës”, thuhet në komunikatë.

IPK ka njoftuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.

Pas përfundimit të hetimit preliminar, sipas gjetjeve, IPK-ja do të vlerësojë edhe hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren.

Inspektorati ka theksuar se do ta ushtrojë mandatin në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të pavarur, me qëllim të respektimit të ligjshmërisë, të drejtave të qytetarëve dhe standardeve profesionale në zbatimin e ligjit./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark