Insajderi
Lajme

RTK “ndan drejtësi” nga protesta, publikon një video ku pretendon se policia u sulmua nga protestuesit mbrëmë

Insajderi
06 October 2026 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
RTK “ndan drejtësi” nga protesta, publikon një video ku pretendon se policia u sulmua nga protestuesit mbrëmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka “ndarë drejtësi” karshi protestës së mbrëmshme, ku përfunduan me lëndime zyrtarë policorë e qytetarë.

Në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale, RTK pretendon se ka siguruar pamjet e momentit kur “Policia e Kosovës sulmohet nga protestuesit në natën e 5 tetorit”.

Videoja nuk është pritur mirë nga komentuesit, duke e akuzuar televizionin publik për nënshtrim ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Hahah hajt RTK(vv) hajt”, ka thënë një komentues.

“A është gjallë Hajrie spikerica merrne ne punë edhe kompletohi taman si vitin 98 kunder UÇK-së”, thotë një koment tjetër. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark