Insajderi
Insporti

Formacionet zyrtare, Kosovë U21 – Finlandë U21

Insajderi
06 October 2026 - 18:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Formacionet zyrtare, Kosovë U21 – Finlandë U21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës U21 do të provojë t’i mbyllë me rezultat pozitiv kualifikueset për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, ndaj favoriti Finlandë U21.

Finlanda është favorit në këtë sfidë, ngase po lufton për pozitën e parë si dhe shpreson që Spanja të gabojë për t’u kualifikuar direkt.

Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka bërë disa ndryshime në formacion për dallim nga ndeshja me Qipron, ku ka vendosur të rreshtohet në sistemin 4-1-4-1.

Formacionet zyrtare:

Kosovë U21: Seji; Parduzi, Shala, Lleshi, Sahitaj; Ademi; Xhylani, Jashari, Zeqiri, Sadriu; Gashi

Finlandë U21: Jantunen; Ylitova, Lotjonen, Kangasniemi, Galvez; Hyrylainen, Siltanen; Soderback, Mentu, Korkko; Moller

Përballja do të nisë nga ora 19:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Hyrja është falas për të gjithë tifozët që duan t’i mbështesin “Dardanët” e rinj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark