Insajderi
Lajme

Kurti propozon dy emra për president dhe i bën ofertën e re Hamzës: E votojmë ligjin pastaj presidentin

Insajderi
06 October 2026 - 20:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti propozon dy emra për president dhe i bën ofertën e re Hamzës: E votojmë ligjin pastaj presidentin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka refuzuar propozimin e tyre për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kurti tha se, përveç Sejdiut, janë edhe dy emra të tjerë që Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar gjatë këtij viti për president – Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti.

“PDK-ja refuzoi propozimin tonë që ta mbështesim Bekim Sejdiun. Përveç tij, kemi edhe dy emra të cilët në këtë vit i kemi propozuar si kandidat për president, Glauk Konjufcën e Feride Rushitin, të cilët janë aktualë nëse ka interesim nga opozita”, tha Kurti.

Kurti tha, meqë nuk ka arritur ta takojë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, ai duhet të deklarohet publikisht nëse i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për president.

“Meqenëse nuk po arrij ta takoj kryetarin Bedri Hamza, le të dalë publikisht të zotohet se i gjithë grupi parlamentar merr pjesë me votë për president dhe ne po ia votojmë leximin e dytë, nëse ata e shohin që s’ka problem ligjor. Pra, ia votojmë ligjin dhe pastaj votimin për president”, deklaroi Kurti./insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark