Insajderi
Lajme

“Kryeministri i pit qorr, si pazarxhi…”- Reagon Mërgim Lushtaku pas propozimeve të Kurtit për president

Insajderi
06 October 2026 - 20:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kryeministri i pit qorr, si pazarxhi…”- Reagon Mërgim Lushtaku pas propozimeve të Kurtit për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po e kushtëzon votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara me interesat politike për zgjedhjen e presidentit.

“Kryeministri i pit qorr, si pazarxhi, po e kushtëzon votën për ligjin që mbron historinë tonë të lavdishme për interesat e tij politike e autoritare”, ka shkruar Lushtaku, shkruan Insajderi.

Ai ka ironizuar Kurtin duke thënë se duhet t’i kujtohet se është kryeministër i Kosovës.

“Kallxoni dikush që është kryeministër i Qeverisë së Kosovës, se mos po habitet”, ka shkruar ai.

Lushtaku më tej ka thënë se projektligji nuk duhet të trajtohet si pjesë e pazareve mes partive politike.

“E pastaj kujtojani që ky ligj është për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, jo për partitë politike”, ka deklaruar ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark