Insajderi
Lajme

Bedri Hamza për Feride Rushitin: S’e di a ka librezë, por është fort VV

Insajderi
06 October 2026 - 21:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza për Feride Rushitin: S’e di a ka librezë, por është fort VV
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është pyetur në konferencë për media lidhur me propozimin e Feride Rushitit për presidente nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

I pyetur nga gazetarët nëse e sheh si propozim politik Rushitin meqë e njëjta s’është e anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, Hamza u shpreh i bindur se ajo është pjesë e këtij subjekti politik, shkruan Insajderi.

“Mendoj që është fort Vetëvendosje. Nuk e di a e ka librezën, por është Vetëvendosje. Çdo propozim që bëhet pa marrëveshje është vetëm propozim i joni. Siç është vetëm propozim i joni, mundet me qenë me librezë ose pa librezë, por është i joni”, deklaroi Hamza.

Hamza ka thënë se PDK-ja në anën tjetër ka emra të denjë që mund ta kryejnë punën e presidentit.

Ai ka thënë se fillimisht duhet të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara e më pas të arrihet një marrëveshje politike për presidentin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark