Insajderi
Lajme

Meta nga burgu uron zgjedhjen e Justina Shirokës si Presidente e Kosovës

Insajderi
07 October 2026 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meta nga burgu uron zgjedhjen e Justina Shirokës si Presidente e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Meta shkruan se forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit.

“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën. Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit. Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen evropiane“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark