Insajderi
Lajme

Sulmohet fizikisht një ekip i Klan Kosovës

Insajderi
07 October 2026 - 12:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohet fizikisht një ekip i Klan Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipi i emisionit “Kiks Kosova” është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur gjatë kryerjes së detyrës në një lagje të Ferizajt.

Sipas informacioneve të para nga gazetarët në terren, ata kanë qenë në automjet kur dy automjete tjera ua kanë bllokuar rrugën.

Së paku tre persona kanë dalë nga automjetet dhe e kanë sulmuar ekipin fizikisht, ndërsa ua kanë marrë edhe kamerën.

Të lënduar kanë mbetur dy punëtorë të Klanit të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencë në QKUK.

Ekipi në ato momente nuk ka qenë duke kryer xhirime, por ka qenë në lëvizje me automjet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark