Insajderi
LifeStyle

Majmuni “i dehur” bie në gjumë mes dyqanit, pamjet bëhen virale

Insajderi
07 October 2026 - 12:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Majmuni “i dehur” bie në gjumë mes dyqanit, pamjet bëhen virale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e pazakontë nga Ormanjhi në Ranchi të Jharkhandit, Indi, është bërë virale në rrjetet sociale.

Në pamje shihet një majmun i shtrirë dhe gjysmë i përgjumur mbi kutitë e pijeve alkoolike, brenda një dyqani.

Pranë tij duket edhe një shishe e zbrazët alkooli me kapakun e hequr, çka ka nxitur pretendimet se majmuni mund ta ketë hapur shishen dhe të ketë konsumuar pijen para se ta zinte gjumi.

Megjithatë, nuk është e konfirmuar se majmuni ka konsumuar alkoolin, raporton The Tribune.

Sipas videos që po qarkullon, në vendngjarje është thirrur një ekip shpëtimi, i cili më pas e ka larguar majmunin në mënyrë të sigurt.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me përdoruesit që kanë bërë edhe shaka me situatën.

“Imagjinoni të jeni pjesë e ekipit të shpëtimit dhe t’ju thërrasin për të larguar një majmun të dehur”, shkroi një përdorues.

Një tjetër ngriti dyshime nëse majmuni mund ta kishte hapur vetë shishen, duke sugjeruar se dikush mund ta ketë ushqyer me alkool dhe më pas ta ketë paraqitur situatën ndryshe.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark