Insajderi
Lajme

Konfiskohen lëndë narkotike, dy persona dërgohen në mbajtje në Komoran

Insajderi
10 October 2026 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfiskohen lëndë narkotike, dy persona dërgohen në mbajtje në Komoran
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 414 gramë marihuanë gjatë një operacioni në fshatin Komoran të Drenasit.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të një veture, zyrtarët policorë kanë gjetur një cigare me 0.71 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, te dy persona të dyshuar.

Në vazhdim të operacionit, policia ka realizuar një urdhëresë të gjykatës për bastisjen e dy shtëpive.

Në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar 414.5 gramë marihuanë, 15 euro, dy telefona, një kamerë për monitorimin e hyrjes së shtëpisë, një peshore e vogël, një mulli për bluarjen e substancave dhe një kartelë memorie.

Ndërkaq, gjatë bastisjes në shtëpinë e dytë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Lidhur me rastin, dy persona të dyshuar dhe një i mitur janë shoqëruar në stacion policor.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të miturit është iniciuar rast për moslajmërim të veprave penale. Pas intervistimit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark