Insajderi
Lajme

Babai dyshohet se vrau të birin në Gjilan: Çka dihet për rastin e rëndë?

Insajderi
12 October 2026 - 08:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Babai dyshohet se vrau të birin në Gjilan: Çka dihet për rastin e rëndë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Togeri Ismet Hashani nga rajoni i Gjilanit, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur për tri vrasjet që tronditën komunën e Gjilanit gjatë tri ditëve të fundit.

Sa i përket vrasjes së një 29-vjeçari në Pogragjë të Gjilanit, sipas Hashanit, i dyshuari kryesor është babai i viktimës.

“I cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Hashani bëri të ditur se policia po punon intensivisht për kapjen e të dyshuarit.

“Ne kemi hulumtuar, dhe nga gjetjet që kemi pa aty, nuk kemi parë asnjë rast që personi i dyshimtë, ka pasur të lajmëruar apo ndaj tij ka pasur ndonjë ankesë për dhunë në familje. Megjithatë hetimet do të tregojnë të vërtetën për këtë rast të rëndë”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me rastin në Livoç të Ulët, Hashani tha se policia po punon për zbardhjen e të gjitha detajeve. Në këtë rast, jetën e humbën vëlla e motër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark