Insajderi
Lajme

Dy të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit, një tjetër në kërkim policor

Insajderi
12 October 2026 - 10:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit, një tjetër në kërkim policor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në 24 orët e fundit dy persona janë arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje, ndërkaq një tjetër ndodhet në kërkim policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë u arrestua një person nën dyshimin se dhunoi fizikisht një grua.

“Prishtinë /11.10.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se e kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes mashkull Kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

E në Gjakovë, një grua e raportoi një burrë për sulm dhe goditje me grushte. I dyshuari ndodhet në arrati.

“Gjakovë / 11.10.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në kërkim policor”, njofton Policia.

Kurse, në Rahovec u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.

“Rahovec / 11.10.2026 – 10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark