Insajderi
Lajme

Më 29 tetor, Naim Murseli del para Gjykatës së Apelit-Kjo është kërkesa e tij

Insajderi
12 October 2026 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Më 29 tetor, Naim Murseli del para Gjykatës së Apelit-Kjo është kërkesa e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 29 tetor, në orën 09:50, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon prishjen e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ngrihen pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.

Avokatët pretendojnë gjithashtu se gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

Gjykata e Apelit pritet t’i shqyrtojë pretendimet e paraqitura në ankesë dhe të vendosë lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark