Insajderi
Lajme

Dënohet me 6 vjet burg e 3 vjet ndalim vozitje i akuzuari për rrezikim të trafikut publik

Insajderi
13 October 2026 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dënohet me 6 vjet burg e 3 vjet ndalim vozitje i akuzuari për rrezikim të trafikut publik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog, ka njoftuar ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit O.H..

I njëjti është dënuar me 6 vjet burgim dhe 3 vjet ndalim të drejtimit të automjetit, lidhur me akuzën për “Rrezikim të trafikut publik”.

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Pejë shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H.

Pejë, 12 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, më 12.10.2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 9, lidhur me paragrafët 6 dhe 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjetësh, si dhe dënim plotësues – ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej tre (3) vjetësh. Dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark