
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Pallati i Rinisë është simbol i madhështisë së Prishtinës, dhe si i tillë nuk duhet të privatizohet.
“Po e shoh sot dhe dy ditët e fundit se po debatohet për privatizimin e Qendrës së Rinisë, e njohur si Qendra “Boro Ramiz”. A thua ka mbetur diçka e keqe pa u bë në Kosovë në këtë drejtim!? Mos e bëni këtë se nuk është pronë e juaja, nuk e keni fituar ju, mos e keqtrajtoni pronën publike”, ka thënë ai.
“Kjo vepër është ndërtuar me djersën e qytetarëve dhe nëse ka respekt për të, kjo Qendër nuk duhet të privatizohet, duhet të mbetet aset publik, aset i qytetarëve”, ka shkruar ish-presidenti Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Agjencia Kosova e Privatizimit ka vendosur që të shesë asetetet e Ndërmarrjes Shoqërore Pallati i Rinisë, i njohur si Boro Ramizi. Por, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se një gjë e tillë nuk nënkupton shitjen e kësaj qendre./Insajderi.com