Insajderi
Sport

Rodri i zbulon dobësitë e Barcelonës, i paralajmëron shokët

Insajderi
14 October 2026 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rodri i zbulon dobësitë e Barcelonës, i paralajmëron shokët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona po kalon një formë të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, por Rodri beson se skuadra duhet të përmirësohet nëse synon ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht triumfit bindës 4-1 ndaj Galatasarayt në Stamboll, mesfushori spanjoll vuri në pah disa probleme që mund t’i kushtojnë katalanasve kundër kundërshtarëve më të fortë në Evropë.

Rodri kërkon më shumë qetësi dhe kontroll

Barcelona e nisi me vështirësi ndeshjen, duke pësuar gol e duke rrezikuar të ndëshkohej sërish.

Një gol tjetër i Galatasarayt u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa kundërsulmet e skuadrës turke i nxorën në pah hapësirat që i linte prapa ekipi i Flick.

Rodri kërkon që bashkëlojtarët e tij të tregohen më të kujdesshëm me topin dhe të mos nxitojnë në organizimin e sulmeve.

“Po përpiqesha t’u thoja që të sulmonim më ngadalë, sepse në fund, nëse e humb topin, kundërshtari del shpejt në kundërsulm”, deklaroi Rodri pas ndeshjes, përcjell “Gazeta Express”.

Ai theksoi se Barcelona duhet të përmirësohet në këtë aspekt, pasi në ndeshjet evropiane gabimet mund të ndëshkohen rëndë.

“E dimë se kur luajmë në Evropë, ka disa gjëra që duhet t’i kemi parasysh. Për shembull, rastin e parë të tyre e shndërruan në gol. Duhet të përmirësohemi në këtë drejtim, sepse ata mund ta kishin shënuar edhe golin e dytë”, shtoi mesfushori.

Rodri u ndal edhe te minutat e vështira që i kaloi Barcelona pas golit të pësuar.

“Mesazhi është i qartë: gjatë atyre dhjetë minutave kaq të vrullshme pas golit që e pësuam, duhet të qëndrojmë pak më të qetë. Ky është mësimi që e kemi nxjerrë nga kjo ndeshje”, u shpreh në fund ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark