Insajderi
Lajme

Dogana e Kosovës mbledh 1.52 miliardë euro të hyra për nëntë muaj

Insajderi
15 October 2026 - 13:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana e Kosovës mbledh 1.52 miliardë euro të hyra për nëntë muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës ka realizuar të hyra totale në vlerë prej 1 miliard e 521 milionë euro gjatë periudhës janar–shtator 2026, duke shënuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kur të hyrat arritën në 1 miliard e 439 milionë euro.

Kjo rritje reflekton performancën pozitive në mbledhjen e të hyrave doganore dhe kontributin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave për këtë periudhë, rritje është shënuar në të tri kategoritë kryesore të të hyrave:

Taksa doganore: 145.67 milionë euro, me rritje prej 7.0% krahasuar me vitin 2025.
Taksa e akcizës: 487.25 milionë euro, me rritje prej 1.9%.
TVSH-ja: 884.71 milionë euro, me rritje prej 7.5%.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e parregullsive dhe kontrabandës, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe sigurimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark