Insajderi
Lajme

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë

Insajderi
15 October 2026 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur publikisht Alban Krasniqit, bashkëshortit të kryekuvendares Albulena Haxhiu.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka deklaruar se “kushdo që beson se mund ta nënshtrojë apo gjunjëzojë, është i lirë ta provojë”.

“Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë. Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia. Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushatku.

Përplasja verbale nisi pas deklaratës së Daut Haradinajt nga Aleanca, i cili tha se “do të kishte gjakderdhje nëse nuk do të miratoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale”, mbrëmjen e 6 tetorit.

Pas kësaj deklarate, Krasniqi, në llogarinë e tij në Facebook, shkroi: “Dauti e ka me ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së fituar me haraq dhe krim ordiner. E krimi nuk vjetërohet e as nuk mbulohet nën kauzën e UÇK. Tipat si ky janë modeli i mercenarizmit të pasluftës. Njerëz të paprekshëm që kanë krijuar norma paralele dhe jetojnë në realitet paralel i cili nuk njeh shtet, ligje, institucione, demokraci dhe i mbivendosen atyre me shantazh, dhunë përmes strukturave të tyre kriminale paralele”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark