Insajderi
Lajme

Më 7 nëntor testi kualifikues për prokurorë të rinj, mbi 450 kandidatë do i nënshtrohen provimit

Insajderi
15 October 2026 - 17:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Më 7 nëntor testi kualifikues për prokurorë të rinj, mbi 450 kandidatë do i nënshtrohen provimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit” i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues për prokurorë, se testi do të mbahet të shtunën (më 7 nëntor 2026).

Në njoftim thuhet se ky proces zhvillohet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Gjithashtu, në njoftim është bashkëngjitur edhe lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet t’i nënshtrohen këtij testi, e që janë 453: https://media.prokuroria-rks.org/…/16494e1a-a751-4359…

“Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet me fillim nga ora 12:00 deri në orën 12:30 kur edhe do të mbyllen dyert e sallës, ndërsa kandidatët që paraqiten pas ores 12:30 nuk do të lejohen të marrin pjesë ne provim”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark