Insajderi
Lajme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

Insajderi
15 October 2026 - 22:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar zërat se i ka prishur marrëdhëniet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Rama sqaroi pozicionin e tij përballë udhëheqësit të partisë:

“Unë nuk i kam prishur raportet me të. Nëse ai i ka prishur me mua, pyeteni atë,” deklaroi i pari i kryeqytetit.

Gjatë kësaj interviste, Rama foli gjithashtu edhe për një marrëveshje me Abdixhikun lidhur me bashkëpunimin e tyre politik.

“Kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti…I qëndroj asaj marrëveshje”, shtoi Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark