Insajderi
Lajme

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë

Insajderi
16 October 2026 - 08:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i dyshuar i bixhozit të paligjshëm është zbuluar në orët e hershme të 13 tetorit në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 03:50, Policia ka pranuar informacion për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas së cilës ka dalë në lokacion.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur derën e lokalit “Kafe&Çaj” të hapur. Pasi kanë hyrë brenda, kanë vërejtur disa persona duke luajtur bixhoz, ndërsa në tavolina janë gjetur çipa dhe letra bixhozi.

Gjatë kontrollit, te personi me inicialet L.M. është gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë, të cilën e mbante në çantën e krahut.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjithsej katër kofera, 1,610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi.

Pronari i lokalit, F.P., është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm”, ndërsa L.M. është intervistuar për veprën “Mbajtje në pronësi, posedim ose kontroll të paautorizuar të armës”.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, të dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark