Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar mospagesën e pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.
Sipas njoftimit të federatës, protesta do të nisë në orën 11:00, para nisjes nga zyrat e FSPTSPK-së, dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës.
Në protestë pritet të marrin pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF).
Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.