Tesla prezanton veturën që “fluturon” - Insajderi
×
Teknologji

Tesla prezanton veturën që “fluturon”

Insajderi
16 October 2026 - 10:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tesla ka prezantuar gjeneratën e re të modelit Roadster, duke mahnitur publikun me një demonstrim spektakolar që dukej si i dalë nga filmat fantastiko-shkencorë.

Elon Musk dhe kompania e tij Tesla kanë tërhequr vëmendjen me prezantimin e gjeneratës së re të automjetit Roadster, i cili gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë shfaqi manovra të pazakonta, duke lënë përshtypjen e një makine fluturuese, shkruan Business Insider.

Në një demonstrim futuristik, automjeti u ngjit në një rampë të lakuar derisa u përmbys plotësisht, më pas u ngrit në ajër, aktivizoi shtytësit e vendosur në pjesën e poshtme, kreu një rrotullim spektakolar në ajër dhe u ul sërish në tokë.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Në një tjetër demonstrim, Roadster-i përshpejtoi drejt një rreshti makinash, u ngrit mbi to, kreu një manovër të ngjashme me kickflip-in, duke u rrotulluar në ajër, dhe u ul në anën tjetër.

Pamjet ishin mbresëlënëse dhe ngjallën reagime të shumta, duke e kthyer prezantimin në një spektakël që të kujtonte skenat e filmave fantastiko-shkencorë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark