Insajderi
Lajme

Kurti: Kosova mund të kursejë 58 milionë euro në vit nga integrimi në SEPA

Insajderi
16 October 2026 - 14:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Kosova mund të kursejë 58 milionë euro në vit nga integrimi në SEPA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur falënderimin e tij ndaj deputetëve të Kuvendit për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit.

Përmes një postimi, kryeministri theksoi se miratimi i kësaj kornize ligjore është një hap kyç që i hap rrugë Kosovës drejt integrimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), çka lehtëson dhe ul koston e transaksioneve financiare për qytetarët dhe bizneset.

“Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area). Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, shkroi Kurti në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark