Insajderi
Lajme

Rama reagon në ditën e katërt të protestave: Shqipërinë s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

Insajderi
16 October 2026 - 14:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama reagon në ditën e katërt të protestave: Shqipërinë s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e katërt të protestave studentore, duke publikuar një mesazh kushtuar Shqipërisë, në një kohë kur në vend vijojnë demonstratat kundër qeverisë.

Përmes këtij postimi, Rama ka shprehur dashurinë e tij për vendin, duke krahasuar gjendjen e Shqipërisë në të kaluarën me atë që, sipas tij, përfaqëson sot.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se Shqipërinë nuk ka më forcë në botë që mund ta rrëzojë përtokë, duke përcjellë kështu mesazhin e tij në një periudhë të tensionuar politike dhe shoqërore.

Ndërkohë, gjatë demonstratave të ditëve të fundit janë raportuar raste dhune, si dhe dëmtime të objekteve institucionale dhe bizneseve private.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për çështje që lidhen me arsimin, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë. Pavarësisht thirrjeve të protestuesve për dorëheqje, Rama ka refuzuar të largohet nga detyra.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark