Insajderi
Botë

U kritikua nga Trump, reagon Zelensky

Insajderi
16 October 2026 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U kritikua nga Trump,  reagon Zelensky
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ai “po mbron vetëm interesat e Ukrainës”, pas kritikave të ashpra nga Donald Trump, i cili e quajti “turp” valën e re të sulmeve të Kievit ndaj rafinerive ruse të naftës.

Presidenti amerikan, i cili së fundmi arriti një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për importin e naftës, tha gjithashtu se me Zelenskyn është “më e vështirë të merresh vesh sesa me [Presidentin rus Vladimir] Putin”, raporton BBC.

Zelensky, i cili është indinjuar nga marrëveshja për naftën, tha se nuk mund ta pranojë atë, pasi më pas mund të pasojë një marrëveshje për gazin. “Nëse nuk e kundërshtoj këtë… kush tjetër do ta bëjë?”, tha ai gjatë një samiti të BE-së në Bruksel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark