Insajderi
Lajme

Bedri Hamza pritet të dorëhiqet nga pozita e kryetarit

Insajderi
18 October 2026 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza pritet të dorëhiqet nga pozita e kryetarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bedri Hamza raportohet se ka vendosur të largohet nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa Vlora Çitaku përmendet si emri që mund ta drejtojë përkohësisht partinë.

Sipas informacioneve të Gazetës Insajderi, Hamza ka vendosur të japë dorëheqje, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Çitaku pritet ta marrë detyrën e ushtrueses së detyrës së kryetares deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Hamza do të vazhdojë të qëndrojë në krye të PDK-së gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë Çitakut.

Hamza nuk pritet të kandidojë për një mandat të ri, ndërsa PDK-ja pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin Zgjedhor, i paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së më 17 nëntor të vitit që shkoi, duke pasuar Memli Krasniqin në këtë pozitë.

Deri më tani, dorëheqja e Hamzës dhe kalimi i mundshëm i drejtimit te Çitaku nuk janë konfirmuar zyrtarisht. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark