Insajderi
Lajme

Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë

Insajderi
18 October 2026 - 22:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përditësohen të dhënat: 28 të lënduar në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

inistria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 23 persona.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë, shkruan A2 CNN.

Aktualisht, në urgjencën e Spitalit të Traumës po merr trajtim një efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë.

Ndërkohë, nga 13 tetori e deri më tani, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe të marrin mjekim.

Bëhet fjalë për pesë efektivë policie, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese të medias.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark