Insajderi
Botë

Macron del me deklaratë pas kaosit që përfshiu Francën

Insajderi
18 October 2026 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Macron del me deklaratë pas kaosit që përfshiu Francën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se personat përgjegjës për dhunën dhe plaçkitjet gjatë protestave në Francë do të mbajnë përgjegjësi, pasi demonstratat kundër kostos së jetesës përfunduan me trazira në disa qytete të mëdha.

Në një fjalim televiziv, Macron dënoi dhunën, duke thënë se asgjë nuk i justifikon skenat e kaosit.

Gjatë trazirave, një ndërtesë historike e bashkisë në qytetin Limoges u përfshi nga flakët.

“Ata që plaçkitën do të duhet të paguajnë për dëmet, ndërsa ata që kërkuan ta rrëzonin Republikën do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Macron.

Ai pranoi se qytetarët kanë pakënaqësi dhe zemërim, por u bëri thirrje politikanëve që ta dënojnë dhunën dhe të bëjnë dallimin mes protestuesve paqësorë dhe atyre që shfrytëzojnë demonstratat për shkatërrime e plaçkitje.

Protestat e së shtunës nisën kundër rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të kushteve për studentët, por në disa qytete përfunduan me përleshje, zjarre dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 2 mijë persona janë arrestuar, ndërsa mbi 600 policë, pjesëtarë të xhandarmërisë dhe zjarrfikës janë lënduar.

Trazirat kanë thelluar krizën politike në Francë, ku qeveria po përballet me kritika nga krahë të ndryshëm politikë.

Udhëheqësja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, e akuzoi Macronin për tolerancë të tepruar ndaj dhunës, ndërsa grupet progresiste dhe të gjelbrit kritikuan përdorimin e forcës nga policia.

Macron nuk njoftoi masa të reja të sigurisë, por tha se autoritetet lokale do të bashkëpunojnë me policinë për të mbrojtur qytetet, ndërtesat publike dhe bizneset.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, presidenti francez bëri thirrje që fushata të zhvillohet përmes debatit politik dhe jo dhunës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark