Insajderi
Lajme

Policia shpall në kërkim të dyshuarin, ia publikon foton

Insajderi
19 October 2026 - 12:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shpall në kërkim të dyshuarin, ia publikon foton
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Me autorizim të prokurorisë kompetente, policia ka publikuar kërkesën për ndihmë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit mund të kontaktojnë autoritetet në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet për zbardhjen e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark