Insajderi
Lajme

Shitblerje të narkotikëve, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave

Insajderi
19 October 2026 - 16:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shitblerje të narkotikëve, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurve A.I., B.M., dhe F.U., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 22.04.2025, rreth orës 15:00, në Prishtinë, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje dhe pas koordinimit paraprak, pa autorizim kanë realizuar shitjen e 1 kilogram kokainë në vlerë prej 27,000 eurosh, ndërsa gjatë kontrolleve policore janë sekuestruar gjithsej 4 kilogramë e 955.62 gramë kokainë, si dhe pajisje për paketimin e narkotikëve.

“Përveç pikës së parë të aktakuzës, të pandehurit F.U. dhe B.M. akuzohen edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi që, nga një datë e pavërtetuar e deri më 22.04.2025, në Prishtinë, në kundërshtim me Ligjin për Armët, kanë mbajtur në pronësi dhe nën kontroll, në mënyrë të paautorizuar, armë zjarri të llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.

PSRK i ka propozuar Gjykatës konfiskimin e pasurisë, ndaj së cilës është nxjerrë urdhër ndalues përfundimtar, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark