Insajderi
Sport

Mourinho planifikon rol të ri për Arda Gulerin te Real Madridi

Insajderi
20 October 2026 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mourinho planifikon rol të ri për Arda Gulerin te Real Madridi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po bindet gjithnjë e më shumë se Arda Guler mund të jetë zgjidhja që i mungon mesfushës së skuadrës për të sjellë më shumë kontroll, qetësi dhe kreativitet në lojë, raporton gazeta spanjolle Diario AS.

Futbollisti turk po kalon një sezon shumë të mirë, me dy gola dhe pesë asistime në 10 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë, 21-vjeçari deri më tani është aktivizuar kryesisht si anësor i djathtë, në një pozicion më të avancuar, ku ka pasur mundësi të kontribojë drejtpërdrejt në fazën sulmuese.

Tashmë, Mourinho po shqyrton mundësinë që ta përdorë Gulerin më shpesh në qendër të mesfushës, si njëri prej dy lojtarëve në rolin e njohur si double pivot.

Në këtë pozicion, turku do të kishte më shumë përgjegjësi në organizimin e lojës, shpërndarjen e pasimeve dhe kontrollin e ritmit të ndeshjes.

Deri më tani, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde kanë qenë zgjedhjet kryesore të Mourinhos për këtë dyshe në mesfushë. Megjithatë, partneriteti i tyre është kritikuar për mungesën e kreativitetit në pasime dhe vështirësitë për të dalë nga presioni i kundërshtarëve gjatë ndërtimit të aksioneve nga prapavija.

Në këtë aspekt, Guler mund t’i ofrojë Real Madridit një dimension tjetër, falë vizionit të tij për lojën, aftësisë për të gjetur hapësira dhe cilësisë në pasime.

Mourinho beson se këto karakteristika mund ta ndihmojnë skuadrën të ketë më shumë kontroll në mesfushë.

Ndërkohë, aftësia e Valverdes për të luajtur edhe në krahun e djathtë, si mbrojtës apo anësor sulmues, i jep Mourinhos më shumë mundësi për të riorganizuar skuadrën dhe për t’i shfrytëzuar më mirë cilësitë e futbollistëve që ka në dispozicion. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark