Insajderi
Biznes

Royal Beverage prezanton produktet vendore në panairin ndërkombëtar SIAL Paris 2026

Insajderi
20 October 2026 - 16:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Royal Beverage prezanton produktet vendore në panairin ndërkombëtar SIAL Paris 2026
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Royal Beverage po vazhdon takimet me biznese dhe partnerë ndërkombëtarë në panairin SIAL Paris 2026,  duke prezantuar portofolin e saj të brendeve: Frostea, Trepika dhe Royal Water.

Kompania ka bërë të ditur se gjatë këtij panairi po zhvillon takime dhe komunikime me partnerë potencialë, duke synuar krijimin e mundësive të reja zhvillimi dhe zgjerimi në tregjet ndërkombëtare.

SIAL Paris është një nga panairet e rëndësishme ndërkombëtare të industrisë ushqimore, ku bizneset takohen për të prezantuar produktet e tyre dhe për të krijuar lidhje me partnerë nga tregje të ndryshme.

“Royal Beverage – Cilësi që krijon mundësi të reja!”, thuhet në postimin e kompanisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark