Insajderi
Lajme

Denoncohet publikisht: Në Kosovë po shiten barna të falsifikuara, disa ditë më parë u arrestuan dy persona

Insajderi
20 October 2026 - 17:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Denoncohet publikisht: Në Kosovë po shiten barna të falsifikuara, disa ditë më parë u arrestuan dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një qytetar ka denoncuar rastin e një produkti farmaceutik që pretendon se e ka blerë në Kosovë dhe që, sipas tij, dyshohet se është i falsifikuar.

Qytetari ka treguar se barnat i kishte blerë për vetëm 6 euro në Kosovë, ndërsa gjatë një udhëtimi në Turqi kishte mësuar se i njëjti produkt kushtonte 45 euro. Sipas tij, pas dyshimeve të ngritura nga mjeku i tij, ai kishte udhëtuar drejt Turqisë me paketimin e blerë në Kosovë, ku pretendon se i ishte konfirmuar se barnat nuk ishin origjinale.

“Në Kosovë i bleva 6 euro, në Turqi 45 euro!”, thuhet në denoncimin e publikuar nga JOQ Kosova.

Sipas qytetarit, dallimi mes produkteve vërehej edhe te paketimi dhe kodi QR. Ai ka kërkuar që qytetarët të jenë të kujdesshëm me barnat që blejnë, duke pretenduar se produkti i blerë në Kosovë nuk ishte origjinal.

Denoncimi vjen vetëm pak ditë pasi Gazeta Insajderi raportoi për arrestimin e dy shtetasve kosovarë, të dyshuar për kontrabandim të barnave dhe mallrave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas këtyre raportimeve, arrestimi u bë në Fushë Kosovë, ku Policia kishte ndaluar një automjet transportues me targa vendore. Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën mallra të kategorive të ndryshme, përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje dhe pajisje teknologjike.

Vlera e mallrave të sekuestruara dyshohet se arrin rreth 150 mijë euro. Sipas raportit policor, dy të dyshuarit kishin deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kishin paraqitur dokumentacion për importin e tyre të ligjshëm. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark