Insajderi
Lajme

Policia jep detaje lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Drenas

Insajderi
21 October 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Drenas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e punëtorit në vendin e punës pasditen e së martës në Drenas.

Në raportin ditor të PK’së, thuhet se viktima ka pësuar lëndime në një kompani private, teksa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

“Fsh. Korroticë e Epërme, Gllogoc 20.10.2026 – 16:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark