Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë drejt katër personave në Strellc të Deçanit, tre të arrestuar

Insajderi
22 October 2026 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë drejt katër personave në Strellc të Deçanit, tre të arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia njoftoj se tre persona janë arrestuar për të shtëna me armë në fshatin Strellc i Epërm, në Deçan.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj tha se të shtënat ishin të drejtuara ndaj katër personave. Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar.

“Sot, më 22 tetor 2026, rreth orës 05:00, Stacioni Policor në Deçan është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të katër personave në fshatin Strellc i Epërm, në Deçan. Pas pranimit të njoftimit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar, meshkuj, madhorë si dhe është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, për të cilën dyshohet se është përdorur në rast”.

Ai tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja fisheku.

“Si pasojë e të shtënave nuk është raportuar për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”. Aktualisht janë duke vazhduar veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark