Insajderi
Lajme

Peci e thotë edhe këtë gjë: Kosova e ka përjetu çka do të thotë me më pasë mua ministër në Bujqësi

Insajderi
22 October 2026 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peci e thotë edhe këtë gjë: Kosova e ka përjetu çka do të thotë me më pasë mua ministër në Bujqësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se ndaj tij është zhvilluar një fushatë linçuese, pasi deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, përmendi emrin e tij në sesancën plenare të së enjtes.

Peci ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke i kërkuar deputetes Haxhiu t’i pyes fermerët në Gjakovë dhe Deçan se çfarë mendimi kanë për të e çfare për ish-ministrin Nenad Rikallo, i cili mbante pozitën e udhëheqësit të dikasterit të bujqësisë në kohën e Qeverisë Haradinaj, shkruan Insajderi.

“Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatjen për 18 vite në Ulpianë, qysh edhe vazhdon sot e kësaj dite, njëjtë siç e ka përjetu edhe qeverisjen e Ramushit në kryeministri dhe Nenad Rikallos në Bujqësi. Hija jem po ju ndjek ende në Kuvend! Tung e bafshit zhvatësa”, thotë Peci.

Ish-ministri më tej i thur lavdata vetes dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Kosova e ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeminsitër në veri e Faton Pecin minstër në Bujqësi”, thotë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark