Insajderi
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Insajderi
22 October 2026 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një i dyshuar për ‘fajde’ dhe ‘detyrim’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se më 22 tetor 2026 është realizuar operacioni policor për arrestimin e një personi të dyshuar, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘fajdeja’ dhe ‘detyrimi’.

Gjatë veprimeve operative të ndërmarra, është arrestuar personi i dyshuar L. K. I dyshuari është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete nga viktima si interes i fajdesë.

I dyshuari, në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e ‘fajdesë’, duke e detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë se tij, duke i shkaktuar me këtë rast dëme të konsiderueshme materiale viktimës.

Ndaj të dyshuarit, në koordinim me prokurorin e PTH-Prishtinë, janë duke vazhduar veprimet tjera procedurale dhe ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark