Insajderi
Botë

Zelensky publikon hartën, tregon se cilat territore ukrainase po i kërkon Putin

Insajderi
23 October 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zelensky publikon hartën, tregon se cilat territore ukrainase po i kërkon Putin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia synon të pushtojë të gjithë pjesën lindore të vendit, duke theksuar se dorëzimi i Donbasit do t’i hapte rrugën Moskës për përparime të mëtejshme ushtarake.

Në një intervistë për podkastin “The Diary of a CEO”, Zelensky tha se tërheqja e forcave ukrainase nga Donbasi do ta ekspozonte vendin ndaj rrezikut të humbjes së territoreve të tjera.

Sipas tij, nëse Rusia arrin të marrë kontrollin e Donbasit, forcat e saj do të mund të vazhdonin përparimin drejt qyteteve Dnipro, Pavlohrad, Kryvyi Rih dhe Nikopol.

Udhëheqësi ukrainas theksoi se kjo zonë ka rëndësi strategjike për mbrojtjen e vendit, pasi shërben si një nga linjat kryesore të rezistencës ndaj ofensivës ruse.

Përveç rëndësisë ushtarake, Donbasi ka edhe peshë të madhe ekonomike për Ukrainën, për shkak të burimeve natyrore, industrisë dhe infrastrukturës së tij.

Zelensky ka kundërshtuar vazhdimisht kërkesat për lëshime territoriale ndaj Rusisë, duke argumentuar se një tërheqje nga pozicionet aktuale nuk do ta garantonte paqen, por mund ta inkurajonte Moskën të vazhdonte ofensivën drejt pjesëve të tjera të vendit.

Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë takime me praninë e SHBA-së në nivele teknike për të arritur paqen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark