Insajderi
Lajme

Kanosja mes dy të miturve zbulon armë ilegale në Klinë, arrestohet një person

Insajderi
23 October 2026 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kanosja mes dy të miturve zbulon armë ilegale në Klinë, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Klinë, pasi gjatë veprimeve hetimore policia ka zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri të tipit AK-47 dhe një karikator të së njëjtës armë.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:10, në Stacionin Policor në Klinë është raportuar një rast kanosjeje, ku të përfshirë kanë qenë dy të mitur.

Sipas njoftimit, ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast, policia ka pranuar informacione për një rast tjetër që lidhet me mbajtjen në pronësi, kontrollin ose posedimin e paautorizuar të armëve.

Zyrtarët policorë përgjegjës kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme, kanë identifikuar personin e dyshuar dhe e kanë arrestuar atë.

Gjatë veprimeve policore, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar:

Një armë e tipit AK-47.

Një karikator i së njëjtës armë.

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark