Insajderi
Shqipëri/Rajon

Sherri nisi jashtë bilardos, si i theri me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has

Insajderi
23 October 2026 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sherri nisi jashtë bilardos, si i theri me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë ndodhur sot në Kukës, ku u plagosën me thikë tre të mitur.

Policia bën me dije se më datë 23.10.2026, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) tre të mitur, 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me autorin e dyshuar.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Kukës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dy prej tyre janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar mjeti prerës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark